Nuk posedoni softuerë të licensuar? A ju bezdisin njoftimet për aktivizim të licensës së softuerit tuaj provues?
Mos u brengosni, sepse tashmë PCWorld ju sjell listën me pesë
softuerë të jashtëzakonshëm me burim të hapur si alternativë ndaj atyre
me pagesë, dhe shumë të shtrenjtë.
Megjithatë, edhe pse është një aplikacion i jashtëzakonshëm dhe na
është bërë përditshmëri pothuajse të gjithë neve pëdoruesve të
internetit, nuk kemi vendosur që ta fusim shfletuesit në këtë listë. Por
sikur të vepronim ndryshe, kuptohet që Firefox do ta zinte njëren prej
këtyre pesë pozitave, pasiqë është shfletuesi kyç me burim të hapur.
Në jetën tonë, si private ashtu edhe afariste, na duhet të prodhojmë
dokumente, duhet të jemi në gjendje të krijojmë/manipulojmë fotografi,
duhet të menaxhojmë para dhe duhet të jemi në gjendje të komunikojmë dhe
formojmë orare.
Këto veprime diktojnë që ne kemi vegla për t’i bërë këto punë. Mos
mendoni se Microsoft (dhe prodhuesit tjerë softuerik) mbajnë një monopol
në produktivitet. Komuniteti i softuerëve me burim të hapur ka bërë një
punë të shkëlqyer në krijimin e veglave që përshtaten mjaft mirë për të
ju ndihmuar në kryerjen e punëve tuaja.
Le t’u hedhim një shikim pesë veglave të këtilla produktive.
1. LibreOffice
LibreOffice është softueri me burim të hapur i ngjashëm me pakon e MS
Office. Ai përfshinë veglat për përpunimin e fjalëve, prezantime,
“spreadsheet”, vizatim dhe vegla për bazën e të dhënave. Të gjitha këto
vegla janë të përshtatshme me konkurrentin e vet Microsoft Office dhe
ndjekin plotësisht standardet e hapura. LibreOffice është pa pagesë dhe i
përshtatshëm për të gjitha platformat.
2. Evolution
Evolution është softuer me burim të hapur dhe alternativë ndaj
Microsoft Outlook. Një klient me email, kalendar, detyra, kontakte dhe
shënime. Evolution do të ndihmojë që të mbaheni të lidhur dhe të
organizuar. Evolution është në dispozicion vetëm për platformën Linux.
Janë bërë disa përpjekje për ta sjellë atë në Windows, por shumica e
tyre dështuan ose u shuan kur Novell bleu Evolution. Por nëse keni
nevojë që të lidhni Evolution me Exchange, janë disa vegla në
dispozicion për ta mundësuar zhvillimin e kësaj.
3. GIMP
GIMP është njëra nga veglat më të fuqishme për ndryshim/krijim të
fotografive në tregun me burim të hapur, duke ofruar një përngjasim
mjaft të madh me softuerin e popullarizuar Photoshop. Disa nga gjërat që
mund të bëni me GIMP mund të marrin disa hapa më tepër se sa që
Photoshop kërkon. Por në fund, puna kryhet me sukses.
4. Scribus
Scribus është metoda më e thjeshtë dhe më e fuqishme për të krijuar
dokumente të formatit PDF në Linux. Dhe kjo vegël me burim të hapur nuk
është në dispozicion vetëm për botën Linux. Ju poashtu mund ta shijoni
lirinë e krijimit të dokumenteve PDF (dhe ndryshimit të PDF-së) në Mac
dhe Windows. Me një ndërfaqe të thjeshtë dhe të gjitha veçoritë që ju
mund të prisni që të përfshihen në një vegël për krijim të PDF-ve,
Scribus do të ju ndihmojë që të kryeni punë shpejt dhe lehtë.
5. GnuCash
GnuCash është softuer i vogël dhe personal për llogaritje në biznese.
Megjithëse është një vegël vetëm për një përdorues (single-user), ai
lehtësisht mund të kryejë menaxhimin e financave të vogla biznesore.
GnuCash është një vegël për llogaritje të hyrjes së dyfishtë, me
kontrollim, ruajtje, aksione, vlera, shpenzime dhe më tepër. GnuCash në
mes tjerash ofron transaksione të programuara, përputhje transaksionesh,
llogaritje financiare dhe importim.
Lista e dëshirave
Komuniteti i softuerëve me burim të hapur ka pothuajse çdo vegël për
të cilën mund të keni nevojë për të kryer punën me efikasitet. Dhe kjo
listë e softuerëve për çdo vit shënon rritje. Së shpejti, me siguri ju
nuk do të keni arsye që të mos i përdorni softuerët me burim të hapur
edhe në zyrën tuaj.
0 comments:
Post a Comment