Hakimi ekziston që prej dekadash, dhe si i tillë do të ekzistoj edhe në
të ardhmen. Sadoqë teknologjia është avansuar, megjithatë hakerët gjejnë
mundësitë për keqpërdorime dhe janë gjithmonë një hap para. Krimet e
sotme, kryesisht bëhen për arsye dhe motive financiare. PCWorld ju
sjellë 10 incidentet e hakimit që bënë historinë.
Markus Hess hakon në emër të KGB-së
Hess, një shtetas gjerman
që u rekrutua nga KGB të spiunonte për sovietikët në vitet e 80-ta, u
ngarkua që të hynte në kompjuterët e ushtrisë amerikane për të marrë
informata të klasifikuara. Nga Universiteti i Bremenit në
Gjermani, Hess përdori rrjetin Datex-P, përmes linkut satelitor apo
kabllove transatlatike te Tymnet International Gateway. Ai ishte në
gjendje të hakonte 400 kompjuterë të ushtrisë amerikane, duke përfshirë
edhe ata në instalimet ushtarake në Gjermani dhe Japoni, e poashtu edhe
të MIT, Cambridge, Massachusetts dhe OPTIMIS Database në Pentagon.
Aktiviteti i Hess-it u kuptua nga Clifford Stoll, një astronom në Laboratorin Lawrence Berkeley në Kaliforni. Hess u shpall fajtor për spiunim dhe u dënua me tre vjet burg.Pas kapjes së Hess-it, Stoll shkruajti një libër për përvojën e tij të titulluar 'The Cuckoo's Egg'.
Robert Morris hakon internetin

Si një student i diplomuar në
Universitetin Cornell ne vitin 1988, Robert Morris krijoi atë që do të
njihej si krimbi i parë në internet. Morris tha qëllimi i krijimit të
atij krimbi nuk ishte të bënte dëm, por thjesht të kuptonte se sa i madh
është Uebi. Për ta fshirë origjinën e krimbit nga Cornell University,
Morris e lansoi atë nga MIT, duke shfrytëzuar dobësitë në Unix sendmail,
finger dhe rsh/rexes. Megjithatë, një gabim në dizajn bëri që ky krimb
të reflektohej në nivele më të larta sesa që Morris kishte menduar, duke
mbingarkuar sistemet dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.Pasiqë u
identifikua si krijuesi i krimbit, Robert Morris u bë personi i parë që
u dënua në vitin 1990 sipas Aktit të Mashtrimeve Kompjuterike dhe
Abuzimeve. Morris u dënua me tre vjet burg me kusht, 400 orë shërbim
ndaj komunitetit, me një gjobë prej 10,050 dollarësh si dhe shpenzimet
për mbikqyrjen e tij.
Vladimir Levin hakon Citibank
Kreu i rrjetit kriminal rus, Vladimir Levin njihet si hakeri që arriti të kryej hakimin më të madh financiar të njohur në histori. Ai në vitin 1995 u fut në llogaritë e rrjetit Citibank, dhe vodhi miliona dollarë. Duke punuar si pjesë e një grupi kriminal më të gjerë dhe duke përdorur kompjuter me bazë në Londër, Levin ishte në gjendje të merrtë një listë të kodeve dhe fjalëkalimeve të klientëve të kësaj banke që i mundësuan atij të kyçej shumë herë në një periudhë disa javore dhe të transferonte para në llogaritë e kontrolluara nga organizata kriminale. Zyrtarët thanë se Levin arriti të transferonte në mënyrë ilegale rreth 3.7 milionë dollarë. FBI përfundimisht e kapi Levin në aeroportin e Londrës dhe ai u gjykua dhe u dënua në SHBA me tri vjet burg në vitin 1998. Ai poashtu u detyrua t’ja rikthente Citibank 240,015 dollarë.
Jonathon James hakon NASA-n

I njohur me emrin c0mrade,
Jonathon James ishte 16 vjeçar kur në vitin 1999, hakoi në Marshall
Space Flight Center në Huntsville, Alabama dhe shkarkoi një softuer nga
International Space Station (ISS). Ky softuer mbështeste mjedisin fizik
të ISS dhe ishte përgjegjës për kontrollin kritik të lagështisë dhe
temperaturës për të jetuar në hapësirë.
Zyrtarët e NASA vlerësuan se dokumentët e vjedhur nga James kishin vlerën e rreth 1.7 milionë dollarëve. Ky incident detyroi NASA-n t’i fikte kompjuterët e sistemit të vet për tri javë rresht dhe u kushtoi atyre 41,000 dollarë për t’i rregulluar.
Adrian Lamo hakon the New York Times
Në vitin 2012, 19 vjeçari Adrian Lamo hakoi rrjetin e brendshëm të The New York Times dhe arriti të qasej në të dhënat e ndjeshme, përfshirë edhe bazën e të dhënave të të gjithë gazetarëve të cilën kjo gazetë e kishte përdorur në të kaluarën. Të dhënat përmbanin emra dhe, në disa raste, numra telefoni, adresa shtëpie dhe histori të pagesave për kontribuesit si strategu demokratik James Carville, ish sekretari i shtetit James Baker dhe (si për ironi, veteran i filmit Sneakers) aktori Robert Redford. Lamo shtoi emrin e tij në listën e “ekspertëve” dhe nën “ekspertizë” ai shkroi “Hakime kompjuterike, siguria kombëtare, intelegjenca e komunikimeve”.
Gary McKinnon hakon ushtrinë amerikane
Hakeri skocez Gary McKinnon, i cili kishte pseudonimin Solo, ishte akuzuar për hakime në disa kompjuterë te ushtrisë amerikane në vitin 2001 dhe 2002. McKinnon gjoja se donte vetëm të kuptonte se çka dinte qeveria amerikane për UFO-të. Zyrtarët ushtarak thanë se dëmi i shkaktuar nga McKinnon përfshinte fshirjen e skedarëve kritik nga sistemet operative, duke bërë kështu fikjen e rrjetit të 2000 kompjuterëve të ushtrisë amerikane për rreth 24 orë. McKinnon poashtu u deklaroi se gjoja kishte fshirë edhe shkrimet për armatimin në Earle Naval Weapons Station. Zyrtarët thanë se kostoja e pastrimit nga hakimi i McKinnon ishte më shumë se 700,000 dollarë. McKinnon momentalisht është në Londër dhe është duke luftuar me urdhërin amerikan të ekstradimit të tij për më shumë se një dekadë. Ai mund të përballet me një dënim mbi 60 vjet në burg nëse shpallet fajtor për akuzat kundër tij.
Albert Gonzales hakon TJX
Albert Gonzales ishte udhëheqësi i dënuar i grupit kriminal kibernetik të cilët prej vitit 2005 deri në vitin 2007, vodhën më shumë se 90 milionë numra të kredit dhe debit kartelave nga TJX dhe shitësve tjerë, përfshirë edhe shitësin e këpucëve DSW, OfficeMax, BJs Wholesale Club dhe Dave & Busters. Gonzales poashtu ishte edhe organizatori i hakimit që shkaktoi dalje masive të të dhënave të Heartland Payment Systems në vitin 2008. Në vitin 2009, Gonzales u dënua me dy herë nga 20 vjet burg, dënim ky më i madhi i shqiptuar ndonjëherë në ShBA për hakim apo vjedhje të identitetit.
Anonymous hakon HB Garry

Në fillim të vitit 2011, grupi i
hakerëve, i njohur me pseudonimin Anonymous u zemërua kur Aaron Barr, në
atë kohë shef ekzekutiv i kompanisë së sigurisë teknologjike HB Gary
Federal, aludoi se do të zbulonte identitetet e disa prej anëtarëve të
Anonymous në konferencën Security B-Sides. Në shenjë hakmarrjeje, ky
grup hakerësh kompromitoi sistemet e HBGary Federal dhe HB Gary Inc.
Anonymous kopjoi dhe publikoi me mijëra dokumente dhe emaila privatë të
kompanisë HBGary. Në një nga ngjarjet e para që me të vërtetë e
sollën “haktivizmin” në qendër të vëmendjes së shtypit të përgjithshëm, u
raportua se disa dokumente të vjedhura nga Anonymous zbuluan se HBGarry
Federal ishte duke punuar me Bankën e Amerikës për t’ju
kundërpërgjigjur planifikimit të daljes së dokumenteve të brendshme të
BOA nga Wikileaks. Dokumentet e HBGarry kishin detajuar disa taktika të
planifikuara në hije, përfshirë edhe lansimin e një fushatë me “truqe të
ndyta” kundër Wikileaks dhe për të penguar reporterin e Salon.com që
supozohej se ishte simpatizant i Wikileaks-it.
Lulzsec hakon Sony
Grupi i haktivistëve Lulzsec në vitin 2011
hakuan në Sony Pictures përmes një sulmi injektues SQL dhe vodhën të
dhëna duke përfshirë emra, fjalëkalime, email dhe adresa shtëpie të
mijëra konsumatorëve të kompanisë Sony. Lulzsec, kishte
deklaruar se sulmi ishte përgjigjje ndaj veprimeve ligjore të Sony
kundër hakerit George Hotz që kishte thyer kodet në PlayStation 3.
Haktivistët pohuan se kishin kompremetuar mbi një milion llogari të
konsumatorëve. Sony megjithatë mohoi këtë informacion, duke thënë se ky
numër ishte shumë më i vogël. Themeluesi i Lulzsec, anëtari
Sabu (emri i vërtetë Hector Xavier Monsegur), ishte arrestuar nga
agjentët federal në qershor të vitit 2011, dhe ishte pajtuar të bëhej
informator i FBI-së, duke i’u siguruar atyre detaje që dërguan në
arrestimin edhe të pesë haktivistëve tjerë që kishin lidhje me grupet
Anonymous, Lulzsec dhe Antisec. Sabu pranoi fajësinë për akuzat penale,
përfshirë edhe akuza të shumta për komplote në përfshirjen e hakimit të
kompjuterëve dhe është ende duke pritur dënimin.
Skandali i hakimit të News of the World
Punëtorët e gazetës britanike News of the World, u gjetën se kishin hakuar telefonatat e njerëzve të famshëm, politikanëve madje edhe të viktimave që ishin vrarë me qëllim të ndjekjes së rrëfimeve për këtë gazetë. Në një hetim që datonte në vitin 2002, u zbulua përfundimisht se reporterët, poashtu edhe hetuesit privatë që ishin angazhuar nga kjo gazetë kishin hakuar shumë personalitete të famshme si modelja Elle McPherson dhe aktorja Sienna Miller, e poashtu edhe disa anëtarë të familjes Mbretërore të Britanisë. Në një rast, një hetues privat që punonte për këtë gazetë ishte ngatërruar me dëshmi të policisë duke dëgjuar dhe pastaj duke fshirë pa dashje zërin e vajzës së vrarë Milly Dowler. Kjo gazetë me një traditë 168 vjeçare ishte mbyllur përfundimisht për shkak të këtij skandal.

0 comments:
Post a Comment