Lenovo ka lançuar dy IdeaPads të reja që kanë kaluar kualifikimet e
Intel për t'u quajtur Ultrabook. U310 IdeaPad prej 13.3 inçësh dhe U410
prej 14 inçësh do të dalin në treg me brezin e tretë të procesorëve
Intel Ivy Bridge që ofron më shumë fuqi se pjesët përbërëse të Sandy
Bridge me një kohëzgjatje baterie më të lartë dhe nxehje më të ulët. U310
ka një çmim fillestar pre 749 dollarësh, më një procesor i3, 32GB SSD e
përdorur për cache dhe një hard disk 320 GB. Karakteristikat standarte
përfshijnë një ekran prej 13.3 inçësh më një rezolucion 1366x768, bokse,
USB 2.0 ose 3.0, portë HDMI si dhe wi-fi. Përdoruesit mund të presin
një jetëgjatësi prej 7 orësh të baterisë, në një sistem me trashësi
1.7cm dhe me një peshë 1.69 kg.
Nëse nuk ju mjafton një i3 ka një
zëvendësim me një i5 ose i7 dhe një shtim në hard disk prej 500 GB. U410
është 2.1cm i trashë dhe peshon 1.89 kg dhe ka një bateri që i zgjat
deri në 9 orë. Çmimi fillestar është 799$. Ky ultrabook përdor të
njëjtin Ivy Bridge si U310, por i janë bërë modifikime në memorje dhe në
hard disk, deri në 8GB RAM dhe 1TB HDD. Këtu përfshihet dhe karta
grafike Nvidia GeForce 610M 1GB. Të dyja këto sisteme janë të
disponueshme që sot në disa shtete dhe do të jenë në faqen zyrtare të
Lenovo gjatë kësaj jave. Prisni të shikoni gjatë këtij muaji këta
Ultrabook në Kinë, Gjermani, Indi, Japoni, Rusi dhe ShBA.
0 comments:
Post a Comment