Rrjeti social Facebook, ka shtuar edhe një veçori të re në veglën më
të përdorur “chat” pa bërë shumë fjalë dhe pa lajmëruar askënd. Tani ju
mund të pranoni dhe dërgoni emocione në mesazhet tuaja nga shokët tuaj
me të cilët bisedoni.
Para pak kohe, dërgimi i emocioneve ishte i mundur vetëm po t’i dinit
kodet e tyre, si p.sh., dy pika P (:P), dy pika D (:D) etj. Ndërsa tani
vetëm duhet të klikoni tek ikona e emocioneve në chat dhe do ju shfaqen
21 emocione.
Kjo veçori e re nuk është diçka shumë e madhe qe duhet gëzuar, por
mos harroni se disa njerëz komunikimin pa emocione e kanë pothuajse të
pamundur, me një fjalë disa njerëz flasin dhe kuptohen më mirë me
emocione sesa me tekst.
0 comments:
Post a Comment