Sipas disa statistikave të lansuara së fundi nga kompania Apache,
thuhet se 9 prej 10 shkarkimeve të versionit të ri të OpenOffice janë
bërë nga shfrytëzuesit e Windows. Skuadra tha se prej 1,000,663
shkarkimeve të versionit OpenOffice 3.4, 87% e tyre ishin bërë nga
shfrytëzuesit e Windows, 11% të Mac OS dhe vetëm 2% nga shfrytëzuesit e
Linux. Sidoqoftë, Reddit hedh poshtë këto statistika duke thënë se
ato nuk janë të sakta, për shkak të faktit se shumica e shfrytëzuesve
të Linux zakonisht nuk shkarkojnë programe nga Interneti.
“Shfrytëzuesit
e Linux preferojnë ta marrin softuerin direkt nga prodhuesi në adresën e
tyre të caktuar në vend se ta shkarkojnë atë nga Ueb faqja e OpenOffice.org” thotë shfrytëzuesi me nofkën houseofzeus.
Duke
pasë parasysh këtë fakt, shumica pajtohen që suksesi i LibreOffice- një
version i ri i OpenOffice- ka përfituar një pozicion të mire në treg
për të gjitha sistemet operative. “LibreOffice është më i popullarizuar në komunitetin e shfrytëzuesve të Linux. Unë preferoj ta hapë OpenOffice.org
për shkak të përmirësimeve të shumta,” shkruan aliendude5300. Si
përparësi kryesore citohet të jetë koha e shkurtër e ngarkimit të
LibreOffice. Me kalimin e suitës OpenOffice nga Oracle tek Apache, është vërejtur një sukses i madh në përmirësime. Apache
në muajin mars ka deklaruar se i është dashur një kohë bukur e gjatë që
të kaloj nga infrastruktura e Oracle dhe të punoj sërish në komponentet
e mbrojtura për t’u siguruar që ato janë në pajtim me politikat e
lincensimit të Apache.
0 comments:
Post a Comment