Nëse ju dalin reklama në Wiki, atëherë jeni infektuar

Wikipedia kurrë, absolutisht kurrë nuk publikon reklama në faqet e saja. Së paku jo ato komerciale. Nëse rastësisht në faqet e enciklopedisë më të madhe në botë Wikipedia shihni ndonjë reklamë, patjeter duhet të dini se ueb shfletuesi juaj është infektuar ose ndodhet ndonjë kodë malicioz në të.
Pikërisht për këtë problem njoftuan edhe nga Wikipedia, të cilët vendosën të paralajmërojnë publikun me një artikull në blogun zyrtar. Shkuan edhe një hap më tej dhe shpjeguan instruksione se si të zgjidhet problemi. Për më shum mund të lexoni tek artikulli zyrtar me gjith instruksionet e dhëna, për Google Chrome dhe shfletuesit tjerë.
“Ne jemi këtu për të shpërndarë shumicën e dijës tek secili person në planetë – pa reklama, përgjithmon.”