Microsoft ka bërë të ditur se përveç lansimit të sistemit të ri
operativ Windows 8, do të lansoj edhe një sistem të ri Open Source për
shfrytëzuesit e vet. Softueri në fjalë quhet Visual Studio 11, detajet e
së cilit kompania i publikoi këtë muaj.
Në veçanti ky
produkt ka pamjen e versionit të produktit të kaluar, i cili përdorej
shumë nga zhvilluesit për të krijuar aplikacione për desktop, por tani
nuk do të ofrojë më përkrahjen për aplikacionet desktop por do të
shërbejë vetëm për të zhvilluar aplikacione Metro. “Visual
Studio 11 Express” për Windows 8 ofron vegla për ndërtimin dhe
zhvillimin e aplikacioneve Metro. Për të krijuar një aplikacion desktop
kërkohet përdorimi i Visual Studio 11 Professional ose një versioni më
të ri.
Por, duhet theksuar se Visual Studio Professional ka një çmim
goxha të shtrenjtë, që shkon në 499$. Gjithashtu, Visual Studio 2010 do
të jetë ende i disponueshëm për shkarkim pa pagesë nga Interneti por që
do të ketë shumë mangësi për dallim nga Visual Studio 11. Ekziston
dhe një version tjetër i quajtur Visual Studio 11 Express për Ueb që do
të fokusohet kryesisht në Ueb faqet e ndërtuara në HTML dhe JavaScript.
0 comments:
Post a Comment