Është thënë që iPad 2 do ta ketë një
procesor të ri A5 prej 35 nm dhe kjo do të mund të udhëhiqte drejt një
jetëgjatësie më të mirë të baterisë. Rezultatet e testit janë nga
Anandtech dhe duket se blerësit e iPad 2 do ta kenë këtë rezistencë nga
tabletët e tyre të rinj... nëse janë me fat. Apple ka filluar shitjen e
modeleve “iPad 2,4” me procesorët e rinj, por siç duket nuk ekziston
ndonjë rrugë që të tregohet që e keni një model të tillë pa e ndezur
pajisjen.
Nëse ju arrini që ta merrni një pajisje të re
ju mund të shihni përmirësime të mëdha në jetëgjatësinë e baterisë deri
në 15.8 për qind gjatë shfletimit të uebit, 29 për qind gjatë luajtjes
së lojërave si Infinity Blade 2 dhe 18 për qind në shikimin e videove.
Përderisa vetë arkitektura e A5 është ndryshuar, procesi më i vogël 32nm
mund të veçorizohet me efikasitet më të madh. Anandtech thotë që ky
migrim do t’ia japë Apple një përvojë me procesin 32 nm përpara se ta
vendosë atë në pajisjen e re iPhone.
Pajisja e re iPhone sipas disa burimeve pritet të dalë gjatë vjeshtës së këtij viti.
0 comments:
Post a Comment