IBM ndalon përdorimin e Siri

IBM u’a ka ndaluar punonjësve të vet përdorimin e Siri në pajisjet iPhone 4S.
Kompania pohon se është e shqetësuar se nga Siri mund të ketë rrjedhje të informacioneve konfidenciale kështu që ka ndaluar atë në smartfornët e punonjësve të vet. Arsyeja se pse IBM është e shqetësuar është mënyra se si funksionon Siri. Veçoria e njohjes së zërit të iPhone 4S punon duke regjistruar zërin tuaj dhe duke e dërguar atë në një server të Apple i cili interpreton atë se çfarë thoni ju duke e përpunuar në një tekst të thjeshtë.

Siri në fakt bëhet më i mirë në përkthim sepse në mënyrë efektive grumbullon burime të dialekteve, duke mësuar nga njerëzit tjerë që e përdorin këtë shërbim. Përveç kësaj, Siri mbledh edhe të dhëna tjera, si emrat e kontakteve në telefonin tuaj dhe “të dhëna tjera të papërcaktuara” në mënyrë që ta ndihmojë atë të jap përgjigjje sa më adekuate.
Është mëse e vërtetë se ajo çfarë flisni me Siri-n regjistrohet dhe dërgohet në serverët e Apple dhe, pikërisht ky fakt nuk e bënë IBM-in aspak të lumtur.
Ideja se Apple është duke mbledhur informacione për sekretet e IBM-it duket paksa e pazakontë, megjithatë mendohet se Siri ka pësuar së fundmi një lëshim sigurie. Rush Limbaugh, prezantues i një shou amerikan e përshkruajti problemin teknik që pati me iPhone-in e tij dhe asistuesin me zë Siri të Apple, gjatë udhëtimit në punë, duke shkaktuar një debat se a ishte ky një gabim i përdoruesit apo Siri ishte hakuar.
IBM është një mbrojtës i BYOD (bring your own device) – trend ky i cili lejon që punonjësit të sjellin në punë pajisjet e tyre private si kompjuterë, Mac, celularë dhe tabletë. Sipas një hulumtimi, trendi BYOD përfshinë gati 69% të kompanive në Britaninë e madhe.
Ndalimi i Siri-t është një nga masat e shumta të sigurisë të implementuara nga IBM në pajisjet që sillen në kompani nga punëtorët e vet. Sipas Cult of Mac, IBM-i konfiguron menaxhimin e pajisjeve të ndërtuara në iOS për ta bërë deaktivizimin e Siri-t në çdo iPhone 4S të punonjësve të IBM-it.