Në afatin prej 10 ditësh ISP-të në Holandë janë të detyruar që
shfrytëzuesve të vet të ua bllokojnë qasjen në The Pirate Bay. Vendimi i
gjykatës vlen për njësitë e atjeshme të Tele2, T-Mobile, Telfort, UPC
dhe KPN. Edhe më herët, në muajin janar të këtij viti,
gjykata urdhëroi kompanitë Ziggo dhe XS4ALL ta bëjnë të njëjtën gjë, për
çka ata menjëherë parashtruan ankesë, e ngjashëm pritet të veprojnë
edhe ISP-të të cilët sot janë urdhëruar ta bëjnë të njëjtën gjë. Përndryshe, dënimi për mosrespektimin e vendimit të gjykatës është
10,000 euro për çdo dit vonesë në zbatimin e urdhrit të gjykatës deri në
dënimin maksimal prej 250,000 euro për një ISP. Luftëtari kundër TPB-së në Holandë dhe Belgjikë është grupi lobues
Stichen Brein e cila (në mënyrë profesionale dhe me para) angazhohet për
mbrojtjen e të drejtave autoriale.
0 comments:
Post a Comment