Browseri i lëshuar nga Opera Software,
Opera 12, i cili ndodhet akoma në fazën Beta (Testim), nuk është si
asnjë Opera që keni parë më parë. Kjo për arsye se Opera 12, ose "Wahoo"
siç ka emrin e koduar, përmban tema në rast se ju doni të ndryshoni
ndërfaqen e ndërtuar vetë nga Opera.
Nga personazhe të animuar, deri në mace me syze, ju mund të zgjidhni kë të doni, ose mund ta ndërtoni edhe vetë.
Në ndërtimin e brendshëm, opera mori ide nga Google
Chrome, ndërsa plug in-et janë krijuar nga e para, dhe janë në sektor
mënjan. Kjo do të thotë, se nëse një plug in prishet ose dështon, kjo
nuk do ndikojë fare me punën tuaj.
Opera e re është gjithashtu më e "mençur" dhe më e
shpejtë në hapjen e dritareve të reja. Ndoshta një nga ndryshimet më të
rëndësishme dhe më interesante është aplikacioni getUserMedia, i cili
lejon programet e ndryshme të internetit të kenë qasje ne kamerën tende
dhe në pajisje te tjera periferike që përmban kompjuteri yt.
"Woo-Hoo! Pas muajsh pune të lodhshme, jemi drejt
finishit të lëshimit të Opera 12", tha Hakoom Wium Lie, drejtori i
përgjithshëm i Opera Software. "Ka aq shumë gjëra të reja për të
provuar. Opera e re ka potencialin të ndryshoje mënyrën sesi
uebshfletuesit shohin dhe shfrytëzojnë internetin. Jemi shumë të
emocionuar ta ndajmë me botën dhe të tregojmë se çfarë njerëzit janë të
aftë krijojnë.
0 comments:
Post a Comment