Ka shumë programe anti-virus falas në dispozicion, ku disa
prej tyre me të vërtet janë të mirë, prandaj shtrohet pyetja pse të
paguajmë për ta kur mund ta mbroni kompjuterin tuaj falas. Përgjigja
është e thjeshtë. Ju merrni qka paguani dhe asgjë nuk zgjat shumë pa
pagesë.
Të krahasojmë AVG Anti-virus me pagesë me atë falas.
Versioni falas ofron mbrojtje kur shfletojmë internetin ose rrjetet
sociale. Ky version krahason kërcënimet e mundshme me regjistrin e saj
të kërcënimeve dhe mban kompjuterin tuaj të sigurt. Mangësia e tij është
që nuk skenon (heton) skedarët (dosjet) të cilat jeni duke i shkarkuar
prej internetit në kompjuterin tuaj, nuk ofron mbrojtje për firewall e
as nuk skenon emailin tuaj për spam dhe linqe të dyshimta. Nëse
shpërndani skedarë apo bleni diqka online juve ju duhet më shumë
mbrojtje se sa që ky version falas mund të ofroj.
AVG Anti-virus ballafaqohet me një numër të madh të
kërcënimevë virale ndaj të cilave kompjuteri i juaj është i pambrojtur
kur ju jeni të kyqur në internet apo ndonjë rrjet. Instalimi i programit
anti-virus dhe skenimi i rregullt është baza e mbrojtjes të kompjuterit
tuaj, por jo të gjitha kërcënimet janë të njohura. AVG Anti-virus
skenon kompjuterin tuaj duke krahasuar dosjet tuaja me regjistrin e saj
të kërcënimeve që ajo i njeh. Rifreskimi i këtij regjistri të AVG-së
bëhet për çdo ditë, por ka edhe mundësinë e shpërndarjes, nga
shfrytezuesit e saj, të të dhënave të infektimeve të reja kur ndodhin
ato. Kjo mundësi lejon programin që të merret me këto kërcënime
menjëherë si të ndodhin.
Virusët nuk janë kërcënimet e vetme të kompjuterit tuaj. Ndoshta më
të dëmshme për performancën e kompjuterit tuaj janë kërcënimet malware
dhe spyware që operojnë, pa dijeninë tuaj, në prapavijë të hard diskut
tuaj. AVG Anti-virus ballafaqohet poashtu edhe me këto
kërcënime, dhe rregullisht i pastron këto aplikacione që mundësojnë
zbulimin e informacioneve të ndjeshme që i keni të ruajtura në
kompjuterin tuaj. Versioni falas nuk e ka këtë mundësi.
Nëse ju shpenzoni shumë kohë në bisedime (chat), apo komunikoni me
ndonjë lloj të messenger-it dhe përdorni versionin e AVG Anti-virus me
pagesë ka më shumë kuptim sesa ta përdorni atë falas. Duke hapur
dritaren e bisedës atëherë është mundësia që kompjuteri të jetë i
pambrojtur nga sulmet e ashtuquajtura pas dere “back-door,” të cilët nuk
mund të pastrohen me versionin falas të këtij programi. Versioni me
pagesë ofron një mbrojtje të kësaj dritareje të bisedimit dhe poashtu
skenon, përveq portit të hapur, të gjitha portet e komunikimit në
kompjuterin tuaj për të ndaluar ndonjë sulm të fshehtë në dosjet tuaja.
Versioni me pagesë ka një problem që ai falas nuk e ka, e ky është
koha e ngritjes (boot-up) e një kompjuteri mesatar. Version falas ka një
ndikim minimal në kohën që merr kur ju e ndizni kompjuterin tuaj, kurse
versioni me pagesë bën që ky proces të jetë më i gjatë, por kjo është
një pengesë e vogël duke marr parasysh ato specifikacione që cekëm më
lartë.
Një tjetër çështje me rëndësi që duhet pasur parasysh është numri i
kompjuterëve që ju nevojitet për mbrojtje me blerjen e këtij program. Si
shumica e progameve falas, edhe AVG anti-virus falas ka licencë vetëm
për një kompjuter dhe atë vetëm për përdorim të kompjuterëve shtëpiak
kurse për më shumë licenca duhet ta keni versionin me pagesë.
A do ta përdorni versionin falas apo me pagesë, AVG Anti-virus është
një zgjidhje solide. Do të bëjë mbrojtjen e kompjuterit tuaj dhe nëse
hasni në ndonjë telashe lidhur me këtë program, është e mundshme
mbështetja teknike përmes bisedës direkte (live chat) ose emailit.
0 comments:
Post a Comment