Më poshtë do t’ju tregoj disa mënyra për të rritur ndjeshëm
kohëzgjatjen e baterisë së laptopit tuaj. Me këtë nënkuptojmë se sa
gjatë mund të punoni ju pa e karikuar atë.
1. Niveli i dritave të ekranit
Përpiquni që ti ulni kontrastin e dritës laptopit tuaj. Sa më shumë
të jetë i ndriçuar ekrani, aq më shumë energji shpenzon. Mënyra më e
thjeshtë për ta bërë këtë është të klikoni tek ikona e baterisë, te
brezi i fundit në krah të djathë. Aty do të keni dy opsione, Balanced,
dhe Power Saver. Nëe do të zgjidhni të dytën do te vini re që drita do
të ulet konsiderueshëm. Në rast se doni ta rregulloni manualisht
kontrastin atëherë do të duhet të shkoni tek Control Panel, Hardware and
Sound, dhe së fundmi tek Power Options. Do të vini re se tek dritarja
që keni, në fund të saj do të jetë Screen Brightness. Aty ju mund ta
kalibroni si të dëshironi.
Gjithashtu është një ide e mire mos të keni Screen Saver. Do të
çuditeshit nëse do t’ju thosha se disa prej tyre harxhojnë më shumë
energji sesa kursejnë.
2. Programet që punojnë mbrapa skenave
Windows zakonisht përdor shumë programe pasive, të cilat konsumojnë
një sasi të konsiderueshme energjie. Përpiquni të kontrolloni se çfarë
programesh po punojnë pasivisht duke klikuar tek trekëndëshi i vogël në
krah të djathë te brezi i fundëm. Aty mund të mbyllni çdo program që ju
nuk njihni. Gjithashtu kontrolloni nëse doni ti fshini ato pasi shumë
programe kur instalohen, gjithsashtu instalojnë edhe të tjera shtesë.
Një gjë tjetër që mund të provoni është të kontrolloni Task Manager,
por nuk është e këshilluar nëse nuk keni aspak njohuri kompjuterike.
Shtypni në tastierë ALT+CTRL+DEL dhe zgjidhni Start Task Manager. Tek
Processes mund te zgjidhni ato që nuk ju hyjnë në punë, si toolbare apo
programë që përdoren shumë rrallë.
3. Power Management
Kur përdor opsionet e Windows Manager mund të zgjidhni opsionin të
fikni ekranin dhe të aktivizoni opsionin e konsumimit minimal, pasi ka
kaluar një kohe e caktuar që e vendosni ju, pa e përdorur laptopin.
Këtë gjë mund ta bëni në Control Panel, Hardware and Sound, Change when
the computer sleeps. Aty mund të zgjidhini opsione të ndryshme si fikje e
ekranit apo venie në gjum e laptopit, si dhe kohëzgjatjen në bazë të
preferencë suaj. Vini re se nëse keni Screen Saver duhet ta hiqni, sepse
shpesh herë ato hyjnë në konflikt me njera tjetrën. Kështu do të keni
mundësinë të largoheni pa e pasur mendjen se laptopi juaj po harxhon
energji dhe mund të fiket nga çasti në çast.
4. Wirelessi
Nëse nuk e përdorni wirelessin, atëherë fikeni. Laptopë të ndryshëm
kanë mënyra fikjeje të ndryshme. Nga shtypja e një butoni, tek heqja e
usb-wireless, e deri tek heqja e vetë pajisjes wireless në laptop.
Lexoni manualin ose këshillohuni me një teknik para se të kryeni një
veprim të tille.
5. Cikli i Karikimit (me i rendesishmi)
Si e karikoni ose e shpërdoroni baterinë e laptopit tuaj mund të
ndikojë në jetëgjatësine e tij. Përgjithësisht modelet e vjetra hibrid
nikel-metal (NiMH) është mirë që një herë në tre muaj ta lini baterinë
të shkarkohet plotësisht deri sa të fiket pastaj ta karikoni përsëri.
Nga ana tjetër laptopet e rinj me bateri litiumi nuk është ide shumë e
mirë, pasi mund ta dëmtojë. Kështu që para se të veprooni sigurohuni se
çfarë lloji keni.
0 comments:
Post a Comment