Sipas shkrimit në faqen TechEye.net, e të cilët transmetojnë
shkrimin e IS Source, Stuxnet, virusi kompjuterik i cili sipas pohimeve
shkaktoi kaos në stabilimentin nuklear iranian Natantz, me siguri mund
të thuhet se është vepër e Mossadit.
Interesant është se
Mossadi për infiltrimin e virusit në intranet shfrytëzoi grupin
terrorist iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK) e cila në Iran ekziston që
nga vitet e 70-ta, kur u krijuan si opozitë e shahut iranian të asaj
kohe.
Në ndërkohë u lidhën me udhëheqësin e asokohshëm të Irakut, Sadam
Huseinin me të cilin kishin bashkëpunim të ngushtë, e sipas pohimeve
janë përgjegjës edhe për vrasjen e gjashtë ushtarëve amerikan në Francë.
Në kohë të fundit, sipas fjalëve të ish shefit të njësitit
antiterrorist të CIA-s Vince Cannistar, ata po merren me vrasjen e
fizikanëve nuklear iranian dhe shkencëtarëve të tjerë sipas urdhëresave
të shërbimit sekret izraelit Mossad.
Stuxnet, nga ana tjetër, në kompjuterët e stabilimentit nuklear
iranian sipas pohimeve ka ardhur përmes USB memories së infektuar të
cilën me vete e ka sjellë në stabiliment një teknik, anëtar i MEK-ut.
0 comments:
Post a Comment