Abonentët në telekomin kroatë në qytet si
Zagrebi, Rijeka, Osijek dhe Split tani mund ta shijojnë broadbendin për
celularë me shpejtësisë mjaft të lartë 4G me shpejtësi të të dhënave
dhjetë herë më të madhe se sa në 3G.
Nokia Siemens Networks ka ofruar rrjetin për
radio qasje dhe shërbimet e ngjashme për shërbimet 4G të operatorit.
Operatori është i pari që lëshon shërbimet komerciale LTE në Kroaci. Për
më tepër, Nokia Siemens Networks është duke i modernizuar dhe zgjeruar
rrjetet 3G dhe GSM të telekomit kroat.
“LTE ua ofron njerëzve një përvojë më të pasur të
broadbendit të celularit me shërbime dukshëm më të shpejta të të dhënave
për shfletim, shkarkime dhe video rrjedha, me latenci të ulët. Ne në HT
(Telekomi Kroat) intensivisht jemi duke investuar në teknologjitë e
reja për t’iu ofruar konsumatorëve tanë në Kroaci shërbime më inovative
të telekomunikacionit në të njëjtën kohë teksa paraqiten në tregjet më
të zhvilluara botërore; dhe ne jemi në mesin e të parëve në Evropë dhe
në regjion. Me këtë lëshim, ne jemi duke i modernizuar rrjetet GSM dhe
3G për ta sjellë Kroacinë përgjatë shumë tregjeve kryesuese përgjatë
botës që përdor 4G,” tha Božidar Poldrugač, i cili është anëtar i bordit
menaxhues dhe shef i teknologjisë në telekomin kroat. “Me përvojën
botërore të Nokia Siemens Networks dhe kombinimin e fuqishëm të
produkteve dhe shërbimeve, ne jemi të sigurt për një vendosje të
këndshme dhe të shpejt.”
0 comments:
Post a Comment