Instagram ofron një rrugë të shpejt dhe të
lehtë për t’i shpërndarë fotografitë përgjatë aplikacionit të vet pa
pagesë për Android dhe iPhone. Sapo ta keni shkarkuar aplikacionin
Instagram në smartphone tuaj – vetëm klikoni foton duke e përdorur
kamerën e celularit, shtoni efektet dhe shpërndajeni atë online shpejt
në rrjete të ndryshme shoqërore si Facebook, Twitter etj.
Facebook më në fund e ka blerë këtë aplikacion
për shpërndarje të fotografive përafërsisht 1 miliard dollarë. Kjo nuk
mund ët jetë një gjë e keqe, por nëse ju jeni me ata që nuk mund të
rrinë në botën e Instagam në Facebook, ja zgjidhja.
Instaport.Me është një shërbim online që do të ua mundësojë shkarkimin e të gjitha fotografive në cilindo vend që dëshironi.
Si t’i shkarkoni fotografitë e Instagram me InstaPot
Ju mund të shkarkoni të gjitha fotografitë nga Instagram në dy hapa të thjeshtë:
1. Shkoni tek faqja InstaPort.me
dhe klikoni “Sign in with Instagram”. Pas hyrjes së suksesshme,
autorizoni llogarinë tuaj që ta përdorë shërbimin InstaPort të bërë
shkarkimin e fotografive.
2. Sapo të mbarojë autorizimi, klikoni për të
përzgjedhur opsionin “Download .zip file” për t’i shkarkuar dhe ruajtur
të gjitha fotografitë në Instagram si një skedar zip në diskun e
kompjuterit tuaj. Klikoni butonin Start Button dhe ju e keni kryer
rregulluar shkarkimin dhe ruajtjen e fotografive. Nën Advanced Options,
ju mund të zgjedhni se cilat fotografi dëshironi t’i eskportoni: të
gjitha, në mes dy datave, fotografitë të cilat janë pëlqyer nga të
tjerët nga #etiketa dhe sipas numrit të fundit X. Kjo është e tëra.
Për momentin Instaport mbështet shkarkimin dhe
ruajtjen e fotografive vetëm në kompjuterin tuaj lokal. Veçoria për t’i
dërguar fotografitë në llogarinë tuaj në Flickr ose Facebook mund të
shtohet së shpejti.
0 comments:
Post a Comment