Samsung OLED HDTV 55’ në panairin IFA

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se Samsung do ta prezantojë televizorin e saj të ri OLED HDTV me ekran me diagonale prej 55 inç në panairin e ri të IFA’së në Berlin, i cili mbahet gjatë muajit gusht.
Në këtë panair, Samsung ka premtuar se do të lansojë disa modele të reja të televizorëve të rinj, të cilët i ka quajtur edhe më “premium” sesa modelet e mëparshme me teknologjinë OLED. 
Mirëpo, ende mbetet të shihet nëse Samsung flet për funksione të reja në televizorin e saj, apo vetëm për dizajn.