Sony zyrtarisht paraqiti orën e vet “të mençur” të dorës e cila
shfrytëzuesve do të duhej të ia mundësoj komunikimin me telefonin e
bazuar në Android.
Sony SmartWatch ia mundëson shfrytëzuesve
marrjen e informatave më të fundit në rrjetat shoqërore si dhe të
mesazheve tekstuale, dhe manipulimin me muzikën dhe thirrjet
drejtpërdrejtë nga ora. SmartWatch lidhet me telefonin mobil përmes
Bluetoothit për të mundësuar komunikimin dhe menaxhimin me funksionet e
telefonit mobil.
Ora është e pajisur me ekranin OLED të ndjeshëm në prekje me
diagonale prej 1.3 inç, ndërsa do të shitet me rripin e zi nga goma, por
janë në dispozicion edhe ngjyrat tjera, duke përfshirë të bardhën,
vjollce, mint dhe të kaltër. Për të ia komunikuar shfrytëzuesin për një
thirrje ose ndonjë gjë tjetër, ora vibron, e një mbushje e baterisë do
të duhej të mjaftoj për katër orë punë. Gjithashtu theksohet se është e
qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështisë.
Çmimi i SmartWatch në SHBA është 150 dollarë.
0 comments:
Post a Comment