Me paraqitjen e Flashback kohë më parë, i cili isthe trojani i
parë “i suksesshëm” për Mac OS X në sipërfaqe doli çështja e sigurisë së
këtij sistemi tani kur ai u bë më i popullarizuar dhe më i përhapur.
Natyrisht, me zgjerimin e bazës së shfrytëzuesve po rritet edhe
interesimi i autorëve të kodit keqdashës për shfrytëzimin e saj.
Çfarë
mendon për këtë Eugene Kaspersky, drejtori i Kaspersky Lab morri vesh
Computer Business Review i cili me të pati intervistë në panairin Info
Security 2012 i cili po mbahet gjatë kësaj jave në Londër. Sipas tij,
Mac i Apple është së paku 10 vite, e ndoshta edhe 12 vite pas
Microsoftit për sa i përket çështjes së sigurisë së sistemit.
- “Shumë shpejtë do të kuptohet se kanë të njëjtat probleme sikurse
dhe Microsoft para 10 ose 12 viteve.
Do të jenë të detyruar ta
ndryshojnë ciklin e azhurnimeve të softuerit dhe të investojnë më shumë
në pasqyrën e sigurisë. Kjo është saktësisht ajo që asokohe kishte bërë
Microsoft pas infektimit me Blaster dhe paraqitjes së krimbave shumë më
të komplikuar të cilët në afat të shkurtë zhvillimor infektuan miliona
kompjuter. (...) Koha është që edhe Apple ta bëj të njëjtën gjë.
Në të njëjtin stil ai vazhdoi: “Cyberkriminelët tani kuptuan se Mac
është një fushë intersante. Kanë gjithnjë e më shumë softuer malicioz
për të, e më nuk bëhet fjalë vetëm për Flashback ose Fashfake. Mirë se
vini në botën e Microsoftit. Është përlot me malware.”
0 comments:
Post a Comment