Ja se si t’i ruani të gjitha të dhënat e shfletuesit tuaj

Një shfletues i uebit ruan shumë të dhëna të cilat mund të përfshijnë fjalëkalime, historinë, bookmarkët etj. Të gjitha këto mund të ndihmojnë në të ardhmen. Në disa raste mbajtja e tyre mund të mos arrihet.
Megjithëse teknologjia është rritur, mbrojtja e të dhënave ka qenë një punë mjaft e vështirë. Sidoqoftë, shfletuesit si Chrome dhe Friefox kanë filluar ta bëjnë të mundshme këtë gjë me veçorinë për sinkronizim. Rruga më e thjeshtë për t’i ruajtur të gjitha të dhënat e shfletuesit tuaj është përdorimi i FavBackup. FavBackup nuk ka ndonjë ndërlikim në rregullim të opsioneve, vetëm hapeni aplikacionin dhe zgjidhni shfletuesin tuaj të pëlqyer, cekni vendruajtjen e backupit tuaj dhe aplikacioni do të kujdeset për gjithçka tjetër.

Ky si aplikacion ofron opsione për backup për një varg të gjerë të shfletuesve: Internet Explorer, Firefox, Opera, Chrome, Safari dhe Flock. Sidoqoftë, opsionet e backupit ndryshojnë nga shfletuesi në shfletues. Këto opsione varen nga veçoritë e shfletuesit përkatës.
Fotografia e mëposhtme tregon se si ju mund ta bëni një backup të Internet Explorer duke e përdorur Favbackup.


Duke përdorur Favbackup ju mund t’ua bëni backup të gjitha shtojcave të Firefoxit, bookmarkëve, fjalëkalimeve të ruajtura dhe më shumë.


Duke përdorur Favbackup ju mund t’i ruani të dhënat tuaja për shtojcat, theme-n, parapëlqimet dhe më shumë nga Chrome.


Ajo çfarë ju nuk e merrni nga këtu është ndonjë formë e automatizimit. Kështu që ju nuk mund ta caktoni me orar programin, ta zëmë, një herë në javë për t’i ruajtur të gjitha të dhënat tuaja.
FavBackup është i lehtë për t’u përdorur dhe portativ. Kështu që nëse jeni duke kërkuar për një rrugë të thjesht për të ruajtur dhe rikthyer çdo hollësi të opsioneve të shfletuesit tuaj, atëherë provojeni këtë program.
Klikoni këtu për të shkarkuar Favbackup.