Instagram ka qenë në dispozicion për një kohë të gjatë për Apple
iOS, ndërsa së fundmi ky aplikacion mund të shkarkohet edhe në
platformën e Google, Android, në të cilën është thënë se ka arritur të
shkarkohet mbi 5 milionë herë, për një kohë shumë të shkurtër.
Në anën tjetër, para dy ditësh është thënë gjithashtu se Instagram
është blerë nga Facebook për një kosto të jashtëzakonshme prej 1 miliard
dollarësh, dhe ky publicitet i ka ndihmuar rrjetit social të
fotografive të popullarizohet edhe më shumë, për tu bërë aplikacioni më i
shkarkuar në iOS.
Instagram ka postuar në Twitter se aplikacioni i tyre ka arritur të bëhet aplikacioni më i shkarkuar në iOS.
Tani pritet që Instagram të arrijë rekorde të reja të përdorimit me
këtë publicitet të jashtëzakonshëm, ndërsa numri i përdoruesve të saj
pritet të arrijë në më shumë se 30 milionë përdorues në mbarë botën.
0 comments:
Post a Comment