A do ta shohim së shpejti domeinin .google
së shpejti? Një domein tjetër .youtube? Google pranoi që kishte
aplikuar për përdorimin e TLD-ve të markave tregtare të Google në
Korporatën e Internetit për Emrat dhe Numrat e Caktuar. Këto aplikacione
pritet të mbyllen më 12 prill, kur Google ka thënë që do të përmbyllë
pikërisht se për çfarë domeine të nivelit të lartë, ose TLD, ka
aplikuar.
Deri tani, përfaqësuesit e ndërmarrjet nuk
pranuan që të komentojnë rreth planeve të posaçme të Google. “Ne
planifikojmë të aplikojmë për TLD-të e identifikuara të Google dhe ne
për momentin jemi duke hulumtuar mundësitë për të aplikuar për të ri po
ashtu,” ka thënë një zëdhënës i ndërmarrjes Google në një deklaratë të
lëshuar me email. “Ne dëshirojmë të ndihmojmë ta bëjmë këtë një përvojë
të këndshme për përdoruesit e uebit – një që reklamon risinë dhe sfidën
në internet.”
Sipas Zyrës Patentat dhe Markat Tregtare të
Shteteve të Bashkuara, pesëdhjetetetë marka tregtare e përmbajnë emrin
“Google”, ku disa iu përkasin palëve të treta. Brendet më të njohura të
Google janë “Google”, e ndjekur nga “YouTube”; nuk mund të jetë befasi nëse Google aplikon edhe për domeinet si .gplus ose .plus ose .gplay ose .play.
Sidoqoftë, Facebook nuk ka zgjedhur që ta ndërmarrë
një hapë të njëjtë, duke mos aplikuar për një markë të përgjithshme
tregtare, tregon Advertising Age.
Domeinet e caktuar mund të jenë të llojeve të
ndryshme, p.sh. , .Kosova, .pcworld, etj, por për t’u mundësuar
përdorimi i këtyre domeineve, ndërmarrja ose agjencia duhet të paguajë
faturën prej 185 mijë dollarëve.
0 comments:
Post a Comment