Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ
dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptarë
dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra djemat e iPhone-SHQ
kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone.
Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur
gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në
versionin Beta.
iPhone-SHQ
kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më
popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe
aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.
Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i
cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera
rregulluese për iPhonen tuaj.
Mënyra e instalimit:
- Hapim Cydian, shkojmë Manage – Sources – Edit – Add.
- Shtojmë repositorin http://repo.iphone-shq.com
- Pas shtimit, shkojmë tek Search.
- Kërkojmë “Gjuha Shqipe per iOS“
- Instalojeni dhe pastaj bëjeni respring pajisjen tuaj.
Nëse gjuha juaj standarde nuk është gjuha angleze atëherë shkoni Settings – General – Internacional – Language dhe zgjedheni English pastaj iPhone juaj do të përkthehet në Gjuhën Shqipe.
0 comments:
Post a Comment