Mozilla lëshoi në distribucion versionin final të shfletuesit të vet të Internetit Firefox 12.
Shfletuesi
sjell vetëm ndryshime të vogla në krahasim me versionin paraprak, e në
mesin e risive janë përditësimi më i thjeshtë dhe centrimi i rezultateve
gjatë kërkimit të termave në një faqe (Find in Page).
Aty janë edhe mundësia e shkarkimit të fajllave me kopjimin e URL-së
së tyre në download manager, implementimi i disa vetive të reja të
CSS-së (column-fill dhe text-align-last), implementimi
eksperimental i përkrahjes për objektet ECMAScript 6 Map dhe Set dhe
zgjidhja e problemit të rënies së performancave në disa raste për WebGL
në sistemin operativ Mac OS X.
Ky version i Firefox është edhe i fundit për shfrytëzuesit që kanë
sistemin operativ Windows 2000 dhe Windows XP SP1. Firefox 12 për
momentin mund të shkarkohet nga faqet zyrtare, e së shpejti do të jetë në dispozicion përmes sistemit të përditësimit brenda vet shfletuesit.
0 comments:
Post a Comment