Aplikacioni “The Girls Around Me” përdorë të dhënat nga
Foursquare dhe Facebook që pronarit të telefonit në mënyrë automatike të
ia tregoj vendet ku ndodhen personat e gjinisë femërore.
Fillimisht
ai ishte mbaruar për Foursquare, por ky e kishte bllokuar atë për shkak
të kritikave të shumta për shkak të shkeljes së privacisë dhe mundësisë
së rrezikimit të sigurisë së shfrytëzueseve, shkruan CNET.
Në kompaninë ruse i-Free Innovations, programerët e së cilës kishin
zhvilluar aplikacionin e përfolur, thonë se shfrytëzuan vetëm të dhënat
në dispozicionin publik dhe se ofruan të njëjtin funksionalitet si dhe
shumë aplikacione të tjera.
Ata dëshironin të mbarojnë aplikacionin i cili mundëson gjetjen më të
lehtë të vendeve të popullarizuara, në të cilat mblidhen më shumë
njerëz.
Ata theksojnë se aplikacioni nuk lejon përdorimin anonim – kush
dëshiron ta përdorë atë, duhet të jetë shfrytëzues i regjistruar në
Foursquare dhe të jetë i kyçur në aplikacion. Nuk mund të kërkohet dhe
përcjellët një person i caktuar. Krejt çfarë mund të bëjë “The Girls
Around Me”, thonë ata, është ngjashëm si të shikoni nëpër vitrinën e një
kafiterie. Atë që keni parë duke kaluar pranë – e keni parë.
Mesazhet private mund të dërgohen vetëm përmes Facebookut, e jo
përmes vet aplikacionit, ndërsa personi do ti pranoj vetëm nëse në
mënyrën e caktuar ka të vendosura rregullimet e sigurisë.
Për shkak të kësaj ata mendojnë se aplikacioni i tyre është gjykuar
gabimisht dhe është bërë “kurban” për të nxitur diskutimin për çështjet
e privacisë.
Aplikacioni është në dispozicion qe disa muaj tani, e deri tani është
shkarkuar më se 70 mijë herë. Rusët thonë se ai është pranuar shumë
mirë nga shfrytëzuesit.
Prapëseprapë, ata thonë se do ta kufizojnë atë vetëm për përdorim në vendet publike.
0 comments:
Post a Comment