Temple Run vjen edhe në Android

Më herët gjatë muajit ishte thënë se loja e famshme e iOS, Temple Run, do të vijë së shpejti edhe në platformën mobile të Google, Android.
Kjo ka ndodhur gjatë ditës, dhe se Temple Run do të mund të shkarkohet në dyqanin virtual të Google, Play Store, ketu.
Loja e cila krijon varësi, Temple Run, ishte publikuar në Apple iTunes Store, dhe prej lansimit ajo është shkarkuar nga më shumë se 40 milionë përdorues të iPhone.
Mekanizmi i lojës do të jetë i njëjtë edhe në Android, ku përmes gjesteve dhe lakesave me gisht, ju do të mund të ikni nga bishat që ju ndjekin nga pas.