Nëse mendoni se dikush po ju vjedh sinjalin tuaj të internetit,
atëherë tani mund ta zbuloni se kush e përdorë rrjetin tuaj pa tela
WiFi. Programi Wireless Network Watcher është falas dhe ju njofton kur
dikush kyçet në WiFi-në tuaj. Ja se si ta përdorni atë?
- Shkarkoje Wireless Network Watcher.
- Instalojeni atë, dhe shikojeni se kush është në listën tuaj WiFi.
- Nëse e përdorni për herë të parë, ju duhet a rregulloni që ai të ju lajmëroj kur dikush kyçet në WiFi-në tuaj. Vetëm klikoni në menynë “Options” dhe selektoni “Beep On New Device” dhe “Background Scan.”
- Për skanim mund të klikoni në mënynë File – Start Scaning ose duke klikuar në F5. Lidhja e re në WiFi-në tuaj do njoftohet më një ton vigjilent.
0 comments:
Post a Comment