Windos 8 Consumer Preview tani është i
gatshëm për shkarkim publik, por Microsoft është duke i paralajmëruar
përdoruesit që ata nuk mund ta marrin një ndjesi të vërtet për atë që ky
sistem i ri oeprativ mund të ofrojë përderisa të mos e kenë harduerin,
rregullimet dhe konfigurimet e duhura. Ndërmarrja ka publikuar një blog
që tregon se çfarë është e nevojshme të kryhet për t’i përjetuar disa
nga veçoritë më unike të Windows 8.
Windows 8 do të funksionojë në shumicën e kompjuterëve
personalë që e kanë sistemin operativ Windows XP dhe Vista, por
Microsoft tha që përvojat më të mira do të mund të gëzohen në sistemet
që ishin të ndërtuara në atë shkallë sa në këto sisteme të mund të
funksionojë Windows 7. “Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur çdo
pajisje me një logo të Windows 7,” tha George Grant, i cili është
zëvendës president për Windows në ndërmarrjen Microsoft.
Sa i përket pjesës harduerike, Grant tregon që një
kompjuter duhet t’i ketë këto gjëra: 1 procesor prej 1GHz ose më të
shpejtë, 1 GB RAM për kompjuterët 32 bitësh dhe 2 GB për makinat 64
bitëshe, 16GB ose 20GB të diskut për sistemet 32 dhe 20GB të diskut për
sistemet 64 bit dhe një kartelë grafike DirectX 9 me drajverin WDDM 1.0
ose më tepër.
“Ky themel iu ofron punën me Windows 8 ashtu që funksioni i tij është i barabartë me Windows 7,” tha Grant.
Windows 8 i mundëson dy pamje të desktopit – pamjen
klasike, e bazuar në paraqitjen e ikonave dhe pamjen Metro, që paraqet
aplikacionet si pllaka që mund të lëshohen për pamjen në stilin për
celularë, në ekran të plotë. Në Metro, një veçori e quajtur Snap ua
mundëson përdoruesve të lëshojnë dhe shohin dy aplikacione në të
njëjtën kohë. Grant paralajmëron që sistemet duhet të kenë një
rezolucion të ekranit prej 1024 x 768 për ta pasur Metron dhe 1366 x 768
për ta përdorur Snap.
“Ne fuqimisht ua këshillojmë që ta keni Windows 8
në harduer ashtu siç ishte dizajnuar për të punuar për shumicën e
përvojave të konsumatorëve,” tha Grant.
Secure Boot, që është veçori e re për siguri në
Windows 8 që mbron kompjuterët personalë për softuerët për ndërmarrje,
kërkon UEFIBIOS për të funksionuar, që është gjetur vetëm në kompjuterët
më të rinj personalë. Një tjetër veçori për siguri, BitLocker, do të
funksionojë më së miri në kompjuterët e pajisur me Modulin e Platformës
së Besueshme, që mund të ketë nevojë të lëshohet tek konfigurimet në
BIOS. Virtualizimi Hyper-V kërkon një sistem prej 64 bitëve me përkthim
të nivelit të dytë të adresave (SLAT) dhe 2GB RAM shtesë.
0 comments:
Post a Comment