Canonical sapo ka lëshuar versionin
testues beta të Ubuntu 12.04 “Precise Pangolin” dhe do të ndiqet me
versionin beta 2 gjatë muajit të ardhshëm dhe lëshimin përfundimtar
mbase brenda tetë javëve të ardhshme. Ubuntu 12.04 Beta 1 është një
lëshim me mbështetje për një kohë të gjatë (LTS) që paraqet një set të
ri të fotografive për ABI “hard float” ARMv7, i quajtur si armhf, në
mesin e veçorive të reja.
“12.04 vazhdon traditën krenare të ndërlidhjes
së teknologjive më të fundit dhe më të shkëlqyera me burim të hapur në
një lloj të Linuxit të cilësisë së lartë, të lehtë për t’u përdorur,” raporton skuadra e Ubuntus në një blog. “Skuadra ka qenë e përkushtuar në punë përgjatë këtij qarku, duke paraqitur veçoritë e reja dhe duke arnuar vrima.”
Disa nga veçoritë e listuara në Ubuntu përfshijnë
një përditësim të LibreOffice (3.5 beta 2) dhe një ndryshim të Rhythmbox
i cili është lëshues i parazgjedhur për audio. Përdoruesit gjithashtu
kanë qasje në një HUD të ri që ofron një meny të ndikueshme në
përmbajtje dhe ndërfaqe të kërkimit për aplikacionet për Unity.
Rregullimet e Unity tani mund të konfigurohen nga paneli System Settings
dhe mbështetja Nautilus është shtuar tek lëshuesi Unity.
Versioni i ri Ubuntu ofron gjithashtu mbështetje të
përmirësuar për pajisjet ClickPad. Tani kur një buton shtypet në
sipërfaqet e ndjeshme për prekje, një gisht i dytë mund të përdoret për
të zhvendosur kursorin. Ubuntu Core i Canonical është përditësuar
gjithashatu për të përfshirë fotografitë ARM hard float (armhf).
Zhvilluesit tani mund të përdorin Ubuntu Core si bazë për demonstrime të
aplikacioneve të tyre, ambiente të shtrënguara për paraqitje, pakot për
mbështetje për pajisje dhe qëllime të tjera.
Për të mësuar më tepër për Ubuntu 12.04 LTS Beta 1, shkoni këtu. Udhëzimet për të kaluar nga versioni 11.10 në 12.04 Beta 1, shkoni këtu, ose përndryshe fotografitë mund të shkarkohen nga kjo lidhje.
0 comments:
Post a Comment