Lenovo planifikon freskimin e linjës së vet ThinkPad Edge. Por,
modelet e rinj E430 dhe E530 pritet të sjellin teknologjinë Battery
Safeguard e cila nuk do ti pëlqej shumë përdoruesve.
Në të
vërtet, siç shkruan The Verge, bëhet fjalë për teknologjinë e cila do të
mundësoj përdorimin vetëm të baterive origjinale në portativë. Ngjashëm
me ngjyrën tek shtypësit, bateritë origjinale sipas pohimeve do të kenë
të integruar çipin për identifikim. Në rast se portativi nuk themelon
komunikimin me baterinë në mënyrën e caktuar, bateria nuk do të mund të
përdoret.
Portativët do të duhej të jenë të bazuar në gjeneratën e re të
procesorëve Ivy Bridge, e do të sjellin konektorët USB 3.0 dhe dizajn
paksa më të hollë. Modeli E530 i cili është i bazuar në procesorin
Trinity të AMD-së do të paraqitet më së herëti gjatë qershorit, thonë
burimet.
0 comments:
Post a Comment