Facebook dhe Skype u bashkuan për të sjellur video chatin, por në të
njëjtën kohë hakerët kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë krijuar një
aplikacion, i cili dërgon një lidhje në profilin tuaj për të infektuar
miqtë tuaj.
Lidhja që shpërndahet automatikisht si spam në Facebook është e
titulluar “Video Calls” ndërsa në përshkrimin e aplikacionit shkruhet
“Enable Video Calls” që të dyja janë të rreme, prandaj keni kujdes nëse
dëshironi ta mbani ende lloagrinë tuaj në Facebook.
Ekziston një mënyrë e sigurtë dhe e ligjshme për ta shtuar video chatin e ri, e ajo është ta vizitoni faqen zyrtare të Facebook Video Calling dhe të ndiqni instrukcionet që shkruhen aty.
Këshilloheni që të mos klikoni në lidhjen joshëse “Video Calls”, kjo
lidhje postohet në murin tuaj dhe ju josh që të klikoni në të, por ju
mos e bëni asesi. Ja si duket lidhja:
Nëse ju klikoni në atë lidhje false, ajo kërkon qasje në informatat
tuaja themelore, dëshiron të poston në murin tuaj, të kontrollon postime
tuaja, të futet në News Feed-in tuaj dhe të shfrytëzoj të dhënat tuaja
në çdo kohë.
Mos klikoni në lidhje të rreme, nëse doni ta keni Facebook Video
Calling është në dispozicion tek disa përdorues, por ju mund të
kontrolloni në faqen e Facebook Video Calling dhe të shikoni se a është në dispozicion tek ju.
0 comments:
Post a Comment