Menjëherë pas lëshimit të versionit
testues të sistemit të ri operativ të Microsoft, Kaspersky ka lëshuar
Kaspersky Internet Security 2013. Ky antivirus është i dizajnuar
veçanërisht për sistemin e ri operativ të Microsoftit.
Avast në fund të shkurtit lëshoi versionin që
mund të funksiononte edhe për Windows 8 që nënkupton që Kaspersky nuk
është ndërmarrja e vetme që është duke e bërë gati produktin e vet për
Windows 8.
Shkarkimi i mëposhtëm përfshin produktin e plotë
Internet Security 2013 për versionet 32 dhe 64 it të Windows 8. Produkti
do të aktivizohet automatikisht për 90 ditë pas ditës kur është bërë
instalimi në sistem.
Sa për ndërmarrjen, shpejtësia e produktit është
përmirësuar dukshëm dhe nuk do të zvogëlojë shpejtësinë e kompjuterit
personal. Ndryshimet e vetme të tjera të përmendura janë ndërlidhja në
mes KIS dhe teknologjisë testuese dhe Windows Security Center dhe
mbështetja për veçoritë e reja të
sigurisë së sistemit operativ Windows
8.

Kaspersky ka krijuar një forum të ri për mbështetje
të përdoruesve të versionit beta për t’i raportuar vrimat dhe
shkëmbimin e informacionit. Nëse ju jeni të interesuar, ju mund të
klikoni këtu dhe të merrni pjesë në biseda.
Ndërmarrja thotë që “softueri është i
shpërndarë ashtu siç është,” dhe ai “mund të jetë jostabil”, që tregon
që është një produkt beta me qëllim të kapjes të sa më shumë vrimave nga
testuesit.
0 comments:
Post a Comment