E keni një uebfaqe dhe dëshironi të dini
minutën kur faqja juaj është poshtë? Kjo faqe në Google Docs nga Digital
Inspiration mund të ju dërgoj një email dhe të vëzhgojë uebfaqen tuaj
pa pagesë.
Megjithëse janë disa shërbime për vëzhgim të
uebfaqeve që e ofrojnë këtë shërbim vëzhgues dhe ofrojnë gjithashtu të
dhëna të tjera, shumë nga to janë të kufizuara për numrin e njoftimeve
që iu dërgohen. Ky “dokument” për vëzhgim të uebfaqes është në duart
tuaja dhe ju mund ta rregulloni atë shumë shpejt.
Për të bërë kështu, merreni një kopje të “spreadsheetit”
të Google Docs. Pastaj ndryshojeni URL-në e uebfaqes me atë të uebfaqes
tuaj dhe shkruani tek adresa elektronike adresën tuaj. Kjo paraqet
adresën në të cilën do të merrni lajmërime për kohën kur e keni faqen
nën dhe jashtë funksionit.
Pastaj në menynë Google Docs, ju duhet të shkoni në Tools ->
Script Editor -> Resources -> Current Script’s Triggers. Në
menynë Run, zgjedhni “isMySiteDown”, nën Events, zgjedhni “Time-driven”
dhe pastaj zgidhni “Minutes timer” dhe zgjidhni nëse dëshironi të
lajmëroheni çdo minutë ose 5 minuta – që të tregoni se sa shpesh
dëshironi që uebfaqja juaj të kontrollohet.
Ruajeni “triggerin” dhe autorizoni Google Docs,
pastaj riruajeni. Për ta vënë në funksion këtë skript, shtypeni butonin
për lëshim në editorin e skriptit.
0 comments:
Post a Comment