Nje version i ri i Facebook "femer" po qarkullon ne Internet. Nje aplikacion qe ju lejon te ndryshoni ngjyren e profilit tuaj ne facebook nga blu ne roze (pink). Shume vajza deri sot kane rene pre e ketij virusi dhe kane infektuar kompjuterin e tyre. Per kete autoritetet e sigurise ne web kane leshuar nje deklarate: "Ne Facebook eshte duke qarkulluar nje aplikacion i quajtur "Facebook-Pink" i cili ju lejon te ndryshoni ngjyren e profilit tuaj. Duke klikuar mbi butonin "Me pelqen" (like) automatikisht instalohet ne kompjuterin tuaj nje virus". Prandaj keshillohet qe sapo t'ju dali ky aplikacion duhet ta hiqni dhe me pas ti beni update antivirusit tuaj dhe nje skanim per siguri.
0 comments:
Post a Comment