Facebook ka njoftuar se brenda javësh do të lansojë funksionin e ri “Interest Lists”.
Duket
se listat e interesit do të paraqiten në llogaritë e përdoruesve të
Facebook rastësisht dhe disa prej nesh do të mund t’i marrim ato brenda
pak ditësh, ndërsa të tjerët do të duhet të presin një kohë.
Kjo është lloj i një zgjerimi i interesave të përdoruesit, të cilat Facebook edhe tani na lejon t’i zgjedhim.
Facebook thotë se kur llogaria ka mundësinë për të aktivizuar “Listat
e Interesit” ju do të shihni butonin "Add Interests" në këndin e sipërm
të majtë të lajmeve dhe notifikimeve të reja që ju i pranoni në murin
tuaj.
Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të krijojnë listat e tyre të preferuara në faqen “Add Interests”.
0 comments:
Post a Comment