Nëse ndonjëherë keni menduar të shkoni në dyqanin e Android, gjëja e
fundit që ju do të shihnit në shitje do të ishte padyshim iPhone.
Një bloger
nga Kina ka postuar fotografitë e këtij dyqani jozyrtar të Android në
qytetin Zuhai, afër provincës Guandong, dhe ndonëse ky dyqan mban logon
zyrtare të Android, ai shet produkte të ndryshme të Apple. Çfarë është
për tu habitur para dhe pas futjes në dyqan është se jo vetëm pajisjet e
Android shiten aty, por edhe iPhone, iPad dhe lloje të tjera të
kompjuterëve.
Apple mund edhe ta padisë këtë dyqan, por edhe mund të jetë e kënaqur
që produktet e veta po shiten në një dyqan të Androidit. Ekziston
dyqani zyrtar i Google Android i quajtur Androidland
në të cilin nuk ka produkte të Apple, ndërsa ky dyqan është hapur vetëm
sa për sy e faqe dhe vetëm sa për të fituar më shumë të holla.
0 comments:
Post a Comment