Hulumtuesit përdorën një vegël të veçantë
për të vëzhguar përdorimin e energjisë nga disa aplikacione në telefonat
celularë të cilët përdorin sistemet operative Android dhe Windows.
Përfundimet nga studimet e kryera tregojnë që në një rast 75% e konsumit të energjisë së aplikacionit ishte shpenzuar me fuqizimin e reklamave.
Autori i raportit, Abhinav Pathak, tha që
ndërtuesit e aplikacioneve duhet ta marrin më seriozisht përmirësimin e
shpenzimit të energjisë.
Aplikacionet pa pagesë i kanë reklamat e
brendandërtuara në mënyrë që të zhvilluesit të mund të përfitojnë para
pa pasur nevojë që të bëhet ndonjë pagesë për shkarkim fillestar të
aplikacionit.
Zotëri Pathak tregoi për BBC që zhvilluesit duhet
mbase të mendojnë dy herë kur të vendosin reklamat e palës së tretë dhe
shërbimet analitike në aplikacionin e tyre.
Hulumtimi, i kryer nga një skuadër nga Universiteti
Purdue në Indiana, Shtete të Bashkuara, i përdori aplikacionet e
popullarizuara si Angry Birds dhe Facebook.
Për shkak të kufizimeve që vendosen në sistemin
operativ të ndërmarrjes Apple, skuadra nuk ishte në gjendje që të
kryente testime edhe në iPhone.
Në rastin e Angry Birds, hulumtimi tregon që vetëm 20% e tërë energjisë së shpenzuar ishte përdorur për ta luajtur vetëm lojën.
Nga e tërë energjia, 45% ishte përdorur për ta gjetur vendndodhjen tuaj që mund të shërbejë si reklamim i etiketuar.
Testimet ishin bërë duke përdorur aplikacione
përgjatë një rrjeti 3G. Rezultatet tregojnë që shumë aplikacione i
mbajnë hapur lidhjet deri në 10 sekonda pas shkarkimit të informacionit.
Në Angry Birds, periudha e shkurtër – e përshkruar
nga hulumtuesit si një “bisht i 3G-së” – arriti të shpenzojë më shumë se
çerekun e energjisë së përgjithshme të konsumuar.
Chris McClelland, i cili është drejtor i qendrës
për zhvillim të aplikacioneve në Belfast, e quajtur Ecliptic Labs, tha
që ai nuk ishte i befasuar nga këto përfundime.
“Reklamimi ka nevojë që të lidhet me serverin dhe të dërgojë informacione rreth vendndodhjes,” shpjegoi ai për BBC-në.
“Kjo merr mjaft shumë bateri. Kjo e depërton energjinë.”
0 comments:
Post a Comment