OnLive kishte premtuar që një ditë do t’i
kishte aplikacionet e desktopit që ka sistemin Windows në Apple iPad dhe
gjatë ditës së djeshme arriti që ta mbajë premtimin. Përveç kësaj,
OnLive është duke shtuar shfletuesin më të shpejt në botë në iPad.
Aplikacioni OnLive Desktop Plus
përfundimisht ka arritur për përdoruesit për ta shkarkuar sot, disa
vite pas zhvillimit. Aplikacioni përdor shërbimin cloud të OnLive – që
ndërmarrja gjithashtu e përdor për të mundësuar lojëra “high-end” për
kompjuterët “low-end” – për të mundësuar përdorimin e aplikacioneve për
desktop si Microsoft Word në iPad. Shërbimi me pagesë vjen i paketuar me
shfletuesin e uebit Internet Explorer që mund të bartë të dhëna të
madhësisë 1gigabit gjatë sekondës dhe mund të përballojë aplikacionet e
mundësuara nga Adobe Flash, që normalisht nuk funksionojnë në pajisjen
iPad.
Një skedar me madhësi prej 50 MB nga ngarkesa në
cloud mund të shkarkohet për më pak se një sekondë. E tërë kjo
mundësohet nga teknologjia e ofruar nga shërbimet cloud të OnLive.
“I tërë koncepti jonë i asaj që mendojmë ne se
është e mundshme në ueb do të ndryshojë,” tha shefi ekzekutiv i OnLive,
Steve Perlman, për VentureBeat. “Gjëja interesante është që ne kemi një
drejtim të ri në informatikë dhe atje janë shumë drejtime të ndryshme që
mund të marrim. Një nga rezultatet është një shfletues qesharak i
shpejtë i uebit.

0 comments:
Post a Comment