Përdoruesit e rrjetit Facebook marrin më shumë se që japin

Një studim i ri i lëshuar gjatë të premtes gjeti që përdoruesi mesatar i rrjetit më të madh online në botë merr më shumë se sa që jep. Kjo nënkupton që më tepër porosi, më tepër pëlqime dhe më tepër komente dhe më tepër “poke”.
Prapa gjithë kësaj qëndron një grup relativisht i vogël i përdoruesve të fuqishëm të cilët bëjnë më shumë se sa vetëm etiketime, pëlqime dhe ngarkime. Raporti nga Qendra Hulumtuese e Internetit Pew dhe Projekti për Jetën Amerikane vjen dy ditë pasi që Facebook paraqiti aksionet publike prej 5 milionë dollarve që eventualisht do ta bënin ndërmarrjen të çmueshme prej 100 miliardë dollarëve.
Çelësi për këtë vlerësim kaq të lartë do të jetë mundësia e rrjetit Facebook për t’i bindur reklamuesit që ata mund të bëjnë para nga miliarda lidhje dhe ndërlidhje në të cilat marrin pjesë njerëzit në faqen e vet dhe përtej kësaj faqeje.
Megjithëse gjetjet e bëra nga Pew nuk e adresojnë anën komerciale të veprimtarive të njerëzve, ata shpërndajnë dritë të rëndësishme në atë se si njerëzit e përdorin faqen dhe çfarë marrin nga ajo.
Studimi është si produkt i analizave të bëra nga Pew të aktiviteteve të bëra në nëntorin e vitit 2010. Studimi u bë kur 269 përdorues i dhanë leje kësaj qendre hulumtuese leje për t’i përdorur të dhënat e tyre si mostër eksperimentuese.