Kamerë telefoni prej 41 megapiksellëve?
Kjo është pikërisht ajo të cilën e zbuloi Nokia gjatë të hënës në
Kongresin Botëror të Celularëve me smartphone e ri PureView 8o8.
Pajisja e ka sensorin prej 41 megapiskellëve së bashku me
optikën Carl Zeiss. Në këtë telefon ekziston edhe teknologjia Dolby
Headphone për të cilën Nokia thotë që mund të shndërrojë përmbajtjen
stereo në një përvojë personale të tingujve rrethues bashkarisht me
çfarëdo lloj kufje.
Ekziston pakpaqartësi se çfarë nënkupton kamera 41
megapiksellëshe. Nokia thotë që kamera kap shumë të dhëna. Në realitet,
ju mund të kapni pamje me rezolucionet 5, 8 dhe 38 megapiksellëshe, duke
ua dhënë përdoruesve mundësinë për zmadhim deri në hollësi shumë të
imëta. Nokia planifikon të shpërngulë teknologjinë PureView tek pajisjet
e tjera, por për momentin është e gatshme vetëm në një telefon Symbian
që do të dalë në tregun evropian në maj me çmimin prej 450 eurove.
Nokia gjithashtu paraqiti planet për të zgjeruar
vijën e vet Lumia të telefonave Windows. Një model i ri i quajtur Lumia
610 ka për shënjestër të rinjtë dhe thuhet që do të jetë pajisja më së
lehti me përballuehsme nga katër pajisjet Lumia, që do të kushtojë 189
euro.
Lumia 610 përshtatet me lojërat e Xbox Live dhe
ofron një numër të shërbimeve të Nokias duke përfshirë Nokia Transport,
që ofron edhe orarin e udhëtimeve të tramvajeve, autobusëve dhe trenave
përgjatë shumë shteteve.

0 comments:
Post a Comment