Nëse keni një iPhone mund ta hapni me fytyrën tuaj, por ju duhet të
keni të instaluar Cydia-n. Aplikacioni quhet RecognizeMe dhe është
përditësuar në versionin e ri 2.0, i cili mbështet iOS 5.
iPhone ofron opsionin “Passcode unlock”, me të cilin mund ta siguroni
iPhone-n tuaj, duke shkruar një fjalëkalim sipas dëshirës tuaj, ndërsa
aplikacioni RecognizeMe ofron hapjen e iPhone përmes fytyrës tuaj.
Aplikacioni RecognizeMe kushton vetëm 2.99 dollarë, atë mund ta gjeni në CydiaStore. Ky aplikacion punon vetëm në iPhone 4, iPhone 4S, iPod Touch 4G, dhe iPad 2.


0 comments:
Post a Comment