Nëse ju keni qenë duke pritur Adobe Photoshop për iPad-in tuaj, atëherë pritja juaj ka përfunduar.
Sot, Adobe njoftoi nisjen e Adobe Photoshop Touch për iPad. Si pjesë e
familjes Adobe Touch Apps, Photoshop Touch sjell Photoshop-in nga
desktopi në tabletin tuaj, të ringritur dhe të projektuar për marrjen e
plotë të kontrolleve të prekjes në tablet.
Me Photoshop Touch ju mund të rregulloni fotografitë tuaja pa u
lodhur të hyni në kompjuter, por drejtpërdrejt nga iPad-i juaj. Nëse
jeni përdorues i rregullt i Photoshop, atëherë e dimë ndjenjën e cila ju
ka bezdisur gjatë kohës kur Photoshop-i për iPad nuk ishte në
dispozicion. Adobe Photoshop Touch mund ta shkarkoni nga App Store për vetëm për 9.99 dollarë ose prisni sa Cydia te beje punen e saj.
0 comments:
Post a Comment