Në shumicën e raporteve të fundit që tregojnë për mbylljen e faqes MegaUpload, faqja paraqitet si një kopësht i piraterisë.
Sidoqoftë, qindra mijëra, mbase miliona njerëz e
kanë përdorur faqen për të shkëmbyer të dhëna, dokumente punuese apo
përmbledhje të videove personale.
Këto ditë, këta njerëz ende janë të pasigurt nëse atyre ndonjëherë do t’u kthehen të dhënat e tyre që iu përkasin.
Në një përgjigjie, uebfaqja e “partive të piratëve”
ka filluar të bëjë një listë të të gjithë njerëzve të prekur nga
bastisjet dhe ata janë duke planifikuar që të ngrisin një padi zyrtare
kundër autoriteteve amerikane.
“Dëmi i i përhapur i shkaktuar nga mbyllja e
befasishme e Megaupload është e paarsyetueshme dhe tërësisht e tepruar
për synimin e nisur,” lajmëruan ata.
“Për këtë arsye Piratët e Katalonisë, në
bashkëpunim me Partitë Ndërkombëtare të Piratëve dhe Parti të tjera të
Piratëve, kanë filluar t’i investojnë këto shkelje të ligjit dhe do të
ndihmojnë paraqitjen e ankimeve kundër autoriteteve të Sh.B. në aq shumë
shtete sa është e mundur, për të siguruar një rezultat të vetëm dhe
pozitiv.”
“Kjo nismë është një pikë nisëse për përdoruesit e
ligjshëm të internetit për të ndihmuar mbrojtjen e vetvetes së tyre nga
abuzimet ligjore nga ata që duan që ashpërsisht të largojnë materiale
kulturore për përfitime të tyre financiare.”
0 comments:
Post a Comment