Trupi rregullator botëror për internet(ICAAN), do të ndryshojë tërësisht sistemin për emërimin e domenëve në internet.
Vendimi fillestar, për reforma në emërimin e domenëve ishte miratuar
vitin e kaluar, kurse vendimi përfundimtar është arritur para dy ditësh
në Singapor, me çka sistemi për emërimin e domenëve mund të filloj me
ndryshimet.
Nga dje, korporatat, firmat, qytetet mund të zgjedhin ndonjë domen i
cili do të përfundojë sipas dëshirës së regjistruesit. Për regjistrimin e
këtyre domenëve të interesuarit mund të aplikojn deri më 12 prill.
Të drejtën për regjistrimin e domenit e kanë të gjith, kurse çmimi është 185 mijë dollarë.
Në vend të domeneve të deritanishëm si psh “.COM”, “.ORG”, ose
“.GOV”, tani domenët mund të mbarojn me emrat e markave ose kompanive,
si psh. “.pepsi”, “.apple”, “.toyota”, “.albpchelp”, kurse Canon veç më ka
rezeruar domenin “.canon”, përderisa kryetari i komunës së Londonit
është i interesuar për domenin që mbaron me fjalët ”.London”.
0 comments:
Post a Comment