McAfee publikoi se është duke e hetuar një problem i cili
mundëson që softueri i tyre i sigurisë, SaaS Endpoint Protection, të
jetë përdorur për zgjerimin e mesazheve të padëshiruara të postës
elektronike (spam).
Problemi është paraqitur nga myshteritë e
McAfeesë të cilët janë ankuar se adresat e tyre të postës elektronike
janë bllokuar dhe IP adresat e tyre janë vendosur në “listën e zezë” për
shkak të dërgimit të spamit. Duket se problemi në lidhje me RumorServer
Service, i cili shërben për distribucionin e përditësimeve në
kompjuterët të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë në Internet.
Përfaqësuesit e McAfeesë kanë konfirmuar se janë të njoftuar për
problemin, dhe se disa ekipe brenda kompanisë shqyrtojnë problemin dhe
kërkojnë zgjidhjet e mundshme.
Për momentin nuk është ofruar zgjidhja e
duhur, por kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikojnë më shumë
informata.
0 comments:
Post a Comment