Një nga funksionet e rinj të rëndësishëm të Mass Effect 3 ëshët
edhe mënyra e luajtjes multiplayer, që nuk ishte në dispozicion në
versionin e parë dhe të dytë të lojës.
Gjykuar sipas
trailerit të fundit nga BioWare, në multiplayerin e Mass Effect 3 na
pret një varg i rasave të reja të cilat më së miri do ti dallojnë ata që
kanë luajtur ndonjërin nga dy pjesët e para të serialit.
Më saktë, në multiplayerin e Mass Effect 3 do të jetë e mundur që të
merret roli i Korganit, të armatoset deri në dhëmbë duke iu treguar
kështu të gjithë të tjerëve se çfarë në të vërtetë nënkupton një Soldier
i klasit të vet. Nga ana tjetër, të gjithë adhuruesit e rasës femërore
të kaltër Asari do të kenë shansin që të shfaqin të gjitha avantazhet
telepatike të klasit Vanguard, si dhe të adhuruesit e Talit dhe
kushërinjve të saj nomad Quarianëve me klasin Engineer.
Multiplayer i Mass Effect 3 dhe tërë vargu i rasave dhe klasave të llojllojshme që do të kemi në dispozicion në të vërtetë mund të shërbejnë edhe si një bazament i mirë për ndonjë MMO të së ardhmes të vendosur në botën e Mass Effect.
0 comments:
Post a Comment