Fjalëkalimet e vjedhura hakerët mund ti përdoin për tu qasur në
llogaritë e shfrytëzuesve dhe shërbimet siç janë e-maili dhe rrjetat e
korporatave.
Është paraqitur një kërcënimi i ri për
shfrytëzuesit e rrjetit më të popullarizuar shoqëror në botë – nëpër
rrjetë është shpërndarë krimbi Ramnit i cili vjedh fjalëkalimet e
shfrytëzuesve dhe deri tani ka vjedhur më shumë se 45 mijë fjalëkalime,
publikuan nga kompania e sigurisë Seculert.
Duke përdorur të dhënat e vjedhura hakerët me lehtësi mund të kyçen
në llogaritë e shfrytëzuesve në Facebook të cilëve u kanë vjedhur
fjalëkalimet dhe pastaj miqve të tyre në këtë rrjet shoqërorë do të ju
dërgoj lidhje malinje, e ekziston mundësia edhe që të kyçen edhe në
rrjetat e korporatave.
Me dërgimin e lidhjeve tek shfrytëzuesit tjerë, Ramnit do të zgjëroj
edhe më tej numrin e shfrytëzuesve të infektuar në Facebook i cili do të
jetë gjithnjë e më i madh. Ky krimb fillimisht është zbuluar në maj të
vitit 2010 e hakerët e shfrytëzonin për vjedhjen e të dhënave private
dhe qasjen në rrjetat e institucioneve financiare dhe disa rrjeta të
korporatave, e varianti i ri i tij sulmon shfrytëzuesit e Facebookut e
nga ai më së shumti janë goditur shfrytëzuesit në Britani të Madhe dhe
Francë.
E veçanta e kësaj situate është, tërheqin vërejtjen në Seculert, se
shumë shfrytëzues përdorin fjalëkalimet e njëjta për llogaritë e
ndryshime dhe për shërbimet e ndryshme kështu që për shumë shfrytëzues
fjalëkalimi për Facebookun është i njëjtë me fjalëkalimin për qasjen në
e-mail, rrjetat e korporatave dhe shërbimet tjera kështu që këto të
dhëna mund të shfrytëzohen për mashtrimet tjera dhe grumbullimin e
informatave të ndjeshme dhe private.
Në Facebook prapëseprapë nuk janë të brengosur për Ramnitin –
gazetarëve të Huffington Postit i kanë thënë se e dinë për këtë problem
qe një javë dhe se “kanë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar
përhapjen e këtij krimbi”.
Shfrytëzuesve të rrjetit të vet shoqëror ua kanë tërhequr vërejtjen
që të mos klikojnë mbi lidhjet e çuditshme të cilat miqtë mund të ndodhë
të ju vendosin në mur dhe të ju lajmërojnë menjëherë posa të vërejnë
aktivitet të çuditshëm në rrjetë.
0 comments:
Post a Comment