Një grup i hakerëve shqiptar kanë vënë jashtë funksoni një faqe
interneti që i përket një bashkie në Itali, dhe mbi të kanë vendosur
logon “Albanian Hacker”.
Zyrtarë të bashkisë së Godega di Sant’Urbano në Treviniano
thanë sot se faqja e tyre zyrtare u bë objekt i një sulmi nga piratë të
internetit. Hakerët kanë nxjerr jashtë pune faqen për disa orë
duke penguar kështu qytetarët të vizitojnë faqen për të marrë të dhëna
lokale e shkarkuar dokumente e formularë të ndryshëm. Deri diku faqja të
jipte ndjenjën se ka funksionim normal, por në vendet kur klikohej
diçka atëherë vizitori dërgohej në vende ku shkruante “Test”, “Test2″
dhe “Hacked”, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Kurse klikimet e mëtejshme nxirrnin dhe “firmën” e hakerëve ku shkruhej: “Hacked by Slover” dhe mbishkrimi “Albanian Hacker!!”.
0 comments:
Post a Comment