Facebook ndryshon betimin "Betohu se më do ... Më jep password-in e Facebook-ut"

Çiftet e reja, deri tani e kanë shfaqur dashurinë e tyre duke i dhuruar njëri-tjetrit veshje, lule apo unaza... Ndërsa epoka dixhitale, ka sjellë në vëmendje tashmë porosi edhe më intime.

Eshtë bërë tashmë në modë për të rinjtë që ta shprehin dashuri e tyre për njëri-tjetrin duke ndarë fjalëkalimet e tyre të E-mail-it, Facebook-ut apo faqet e tjera të internetit. Shpesh, të dashuruarit krijojnë edhe fjalëkalime identike, duke bërë kështu që të lexojnë të njëjtat mesazhe private që u mbërrijnë mes tyre.

"Kjo është një shenjë e besimit," tha Tiffany Carandang, vajzë nga një shkollë e mesme në San Françisko në SHBA, pas vendimit që ajo dhe i dashuri i saj të ndanin bashkë fjalëkalimet për E-mailin dhe Facebook.

"Unë kam asgjë për të fshehur nga ai, dhe ai nuk ka asgjë për të fshehur prej meje", shton ajo lidhur me një fakt të tillë.