CES 2012: Më të mirët

Mega panairi CES 2012, ka arritur të sjellë mbi 140,000 pjesëmarrës për të shikuar produktet më të fundit dhe më të reja, shërbimet dhe aplikacionet e ndërtuara për komunitetin entuziast teknologjik, të shekullit 21.

Për vitin 2012, ekspertët e teknologjisë pranë CNET kanë pasur privilegjin që të menaxhojnë çmimin zyrtar “Best of CES”. Këtë vit, janë gjithsejtë 10 kategori dhe në vazhdim do të mund të lexoni për më të mirët në secilën kategori: 

Auto-Teknologjia më e mirë: Platforma për apliakcione mobile QNX CAR 2
RIM është duke punuar mjaft shumë në avancimin e celularëve të mençur BlackBerry në një sistem të ri operativ të njohur si QNX. Ajo që dihet më pak është se QNX është gjithashtu duke u përgaditur për tu shfrytëzuar nga veturat.
Në CES 2012, një tablelë instrumentesh e fuqizuar nga QNX, kishte një aplikacion intuitive NFC të vendosur në të që komunikonte menjëherë me një celualrë me Bluetooth. Ndërsa teknologjia Ultra HD sjellë stereo CD kualitet zërimi në thirrje dhe integrim në apliakcione edhe për udhëtarët që janë para dhe prapa.


Telefoni më i mirë: Nokia Lumia 900Tregu i tanishëm i celularëve të mençur po dominohet nga celularë me Android dhe iOS, por dy gjigant janë bërë bashk për t’i sfiduar: Nokia dhe Microsoft, përmes Lumia 900 që fuqizohet nga sistemi i shkëlqyer operativ Windows Phone 7. Nëse dizajni i shkëlqyer nuk është arsye e mjaftueshme, atëherë ekrani i jashtëzakonshëm i ndjeshëm në prekje, përkrahja për 4G LTE dhe kamera e fuqishme, do t’ju bëjnë të vendosni më ndryshë kur të mendoni për blerjen e celularit tuaj të radhës.

Kamera më e mirë: Fujifilm X-Pro 1Trendi i ri në kamera është lëvizja drejt kamerave “interchangeable lens” apo ILC, që në pëgjithësi ofrojnë kualitet shumë më të mirë sesa kamerat drejto-dhe-fotografo dhe ato me megazoom, por janë më të vogla dhe më të lehtasesa dSLR’t. Fujifilm me modelin e ri X-Pro 1 është modeli i saj i parë pa pasqyrë. Synimi kryesor me këtë aparat mbeten profesionistët, ndërsa në mes tjerash premtohet sensor i ri me një bashkësi të filtrave të ngjyrave dhe me një viewfinder hybrid të këndshëm.

Teknologjia më e mirë që po vjen në skenë: MarkerBot Replicator“3D Printing” është një tjetër term ende i paqartë teknologjik. Nuk ka të bëjë me publikimin e librave të fëmijëve që kanë nevojë pë syze 3D. Në fakt, printimi 3D është një process i krijimit të objekteve të vërteta 3D në bazë të planeve origjianle tre dimensionale që ju dizajnoni apo shkarkoni në kompjuterin tuaj. Dy 3D printerë të rinj të prezantuar në CES 2012 kanë qenë mjaft intersant, por MarkerBot Replicator me teknologjinë e tij “dualtrusion”, që fillon me çmimin prej 1,999 dollarë, sjellë në jetë objekte në forma dhe material të ndryshme.

Produkti më i mirë teatror: Simple.TV DVR/video streamerSimple.TV DVR mund të jetë hapi i radhës për alternativat e reja ndaj kabllovikut. Është ndoshta një DVR pa hard disk të integruar apo pa video dalje, dhe në vend të kësaj ju mundëson që ju ta furnizoni atë me hard diskun tuaj dhe më pas të transmetoni përmbajtje të drejtpërdrejtë apo të incizuar përmes-ajrit në TV apo në aplikacionin Simple.TV që është në ofertë për iPad. Roku, Boxee, Google TV. Simple.TV mund të transmetojë përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe të incizuar jashtë rrjetit tuaj të shtëpisë (Slingbox-style), përderisa ju abonoheni për shërbimin premium 5$/muaj. Thënë thjesht paramendoni këtë si një video server me bazë në cloud për over-the-air TV.

Kompjuteri më i mirë: HP Envy 14 SpectreNë mbretërinë e laptopëve, CES 2012 ka qenë i fokusuar kah ultrabook’ët, e hollë, të lehtë dhe super të hollë, e me Windows duke u shfaqur si alternative ndaj Macbook Air. Modeli i ri HP Spectre ka dalluar vetën prej të tjerëve me një pjesë nga xhami e të ndriçuar tërësisht tek vendi ku pushojnë duart (Gorilla Glass që përdoret në ekrane të celularëve është përdorur edhe këtu). Në CES edhe pse ka pasur shumë laptop, Spectre është më i dallueshmi. Beats Audio është e përfshirë në të, së bashku me një vend analog për kontrollim të volumit, pastaj përkrahë NFC dhe HP Wireless Audio. E për të pasur laptopin më të bukur në duart tuaja ju duhet të bëni gati 1,399$.



Softueri më i mirë: BlueStacks për WindowsWindows 8 sapo ka përjetuar një shtytje tjetër përmes BlueStacks. Programi, që do të shfaqet i para-instaluar në kompjuterë të selektuar me Windows 8, do të sjellë një Android Market në sistemin operativ të Microsoft kur do të shfaqet në skenë. Pra kur të lansohet Windows 8, më shumë se 400,000 aplikacione me Android do të jenë për shfrytëzim prej jush. Përveç kësaj BlueStacks është i dizajnuar që të integrohet tërësisht në Windows, përmes ndërfaqes “Metro”, 


Produkti më i mirë për rrjet/magazinim: D-Link Amplifi HD Media Router 3000 (DIR-857)Router Wireless janë shtylla e çdo rrjeti shtëpiak, por nuk janë më të kufizuar vetëm për të konvertuar broadband’in e shtëpisë në WiFi. D-Link Amplifi HD Media Router 3000 DIR-857 është ndoshta më i miri që i bënë të gjitha deri tani. Kur është paraqitur gjatë këtij muaji, DIR-857 do të përshtat video online (Netflix, Hulu, HBO, etj) me shpejtësi dual-band dhe një veçori “HD Fuel”, që vendos si prioritet mes video transmetimeve. Përveç kësaj, ai ka USB 3.0 për koneksione optimale me pajisje tjera si printerë apo magazinim, dhe për mundësinë për tu qasur dhe menaxhuar çdo gjë përmes uebit, apo aplikacioneve për iOS dhe Android. 


Tableti më i mirë: Asus Memo 370TAmazon Kindle Fire dhe Barnes & Noble Nook Tablet e ndezën tregun e tabletëve në fund të vitit 2011 me oferta të lira dhe të mira. Asus Memo 370T i fuqizuar nga Nvidia Tegra 3 dhe me Android 4.0 është ai që premton se performanca premium nuk kërkon çmim premium. Pavarësisht çmimit të lire, Asus Memo 370T sjellë 1GB RAM, 16GB magazinim, 8MP kamerë, HDMI dalje dhe ekran IPS me rezoulcion prej 1280x800 piksela.


TV më i mirë: LG 55EM9800 OLED TVPër vite me radhë, e ardhmja e teknologjive të ekraneve televizive ishte OLED që ofron performance të shkëlqyer pa pasur nevojë për ndriçim nga prapa. Teknologjia veçse është e shfrytëzuar në shumë ekrane të celularëve por pas shfaqjes së modeleve 24 inç dhe 30 inç, edhe LG edhe Samsung dolën në CES 2012 me OLED TV të madhësive 55 inç. Modelet janë shumë të ngjashme, por fitoren e meriton LG 55EM98000 për shkak se ishte I vetmi që kishte një numër modeli dhe date të paraqitjes në treg (çereku i tretë). TV ishte vërtetë i shkëlqyer dhe kishte trashësi vetëm 4 mm. E për çmim natyrisht nuk u fol gjë…